08 Janar 2025

Berisha: Sovranitetit i Kosovës është interes vital për Shqipërinë

Tiranë, 8 shkurt - Zëvendëskryeministrja  e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri qëndroi një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku dje mbrëma u prit nga Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Në takim u bisedua për forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë në kuadër të vizionit të përbashkët për integrime euro-atlantike, për situatën e përgjithshme në të dyja vendet dhe në rajon, si dhe për rrjedhat e dialogut të Brukselit.

Zëvendëskryeministrja Tahiri njoftoi Kryeministrin Berisha me përparimet në shtetndërtimin demokratik të Kosovës dhe në veçanti për zhvillimet e reja të favorshme në këtë fazë të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, si dhe hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për avancimin e agjendës euro-atlantike për Kosovën, duke realizuar një program të gjërë reformash eruopiane në interes të shtetit dhe qytetarëve. Ajo po ashtu foli për angazhimet për konsolidimin e sovranitetit territorial të Kosovës, duke siguruar mirëqenien dhe të drejtat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është garanca e shtetit dhe shoqërisë demokratike dhe dokumenti i Ahtisarit është plani i vetëm dhe më i avancuari për integrimin e qytetarëve serb të pjesës veriore të vendit tonë” – tha zëvendëskyreministrja Tahiri.

Në takim u bisedua edhe për rrjedhat e dialogut teknik në Bruksel, me ç’rast zonja Tahiri theksoi përkushtimit e dëshmuar të shtetit të Kosovës për rezultatet e dialogut në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe me vijat e kuqe, të përcaktuara nga vendimet e Kuvendit të Kosovës. Nga ana tjetër ajo vuri në dukje ngecjet në zbatimin e plotë të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, për të shtuar se strukturat paralele dhe logjika e barrikadave flasin për politikat antievropiane të Serbisë karshi Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha përshëndeti përparimet e shtetit të Kosovës, duke shprehur mbështetjen e plotë të Shqipërisë për perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

Ai ritheksoi se sovranitetit dhe integriteti territorial i i Kosovës është interes vital për Shqipërinë si dhe premtoi angazhimin primar të diplomacisë shqiptare për rritjen e numrit të njohjeve.

Berisha vlerësoi lartë angazhimin konstruktiv të Kosovës në dialogun teknik dhe shprehu përkrahje të plotë për qëndrimet e Qeverisë së Kosovës në këtë dialog për çështje praktike me rëndësi për dyja shtetet, Kosovën e Serbinë, por edhe për të gjithë rajonin.
 
Në takim të dy bashkëbiseduesit u shprehën se integrimi sa më shpejtë i rajonit në BE dhe NATO është në interes të të gjitha vendeve dhe një kusht themelor për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon. Po ashtu, u tha se rajoni duhet të udhëhiqet nga parimet evropiane të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal dhe se respektimi i shteteve dhe kufijve janë kontribut për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Në fund të takimit u tha se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve do të avancojnë në lartësi të reja në interes të të dyja vendeve dhe të kombit shqiptarë në përgjithësi dhe se ky vit jubilar i njëqindë vjetorit të pavarësisë do jetë një inspirim i ri për rezultate më të mëdha në të ardhmen. 

 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)