Berisha: Shqipëria dhe Kosova bashkohen në BE
Tiranë, 16 dhjetor - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi një takim me një grup studentësh nga Fakulteti i Edukimit të Prishtinës.
I pyetur në lidhje me mundësinë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen një ditë në një shtet të vetëm, Berisha tha se e vetmja mundësi është bashkimi në BE.
Duke theksuar se pavarësia e Kosovës është arritja më e madhe e shqiptarëve, kryeministri Berisha tha se ndryshimi i kufijve ekzistues rrezikon humbjen e territoreve.
Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi një popull i ndarë në mënyrë të padrejtë. Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejta që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve, deklaroi Berisha.
Më tej, shefi i qeverisë shqiptare theksoi se nuk ka një mrekulli më të madhe për ne se sa pavarësia e Kosovës.
Me pavarësinë e Kosovës kurorëzon përpjekjet e shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin.