23 Dhjetor 2024

Berisha: Raporty i Martit fund e krye racist e shpifës

Tiranë, 13 janar - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Republikën e Shqipërisë, u prit sot nga kryeministri i  Republikës së Shqipërisë, dr. Sali Berisha.

Në takim u bisedua për  marrëdhëniet dhe  bashkëpunimin midis dy vendeve, zhvillimet e fundit në Kosovë pas zgjedhjeve të përgjithshme si dhe çështje që kanë të bëjnë me raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Në një konferencë të përbashkët për media, mbajtur pas takimit, U.D. i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke i vlerësuar në tërësi pretendimet e raportuesit Marty si të pavërteta, raciste dhe antishqiptare, kërkuan që në rezolutën e cila pritet të miratohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kërkohet nga raportuesi Marty që të gjitha dëshmitë lidhur me pretendimet e ngritura në  raportin e tij t’ia ofrojë EULEX-it dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
 
Kjo akuzë e ngritur sipas Krasniqit, jo e re por e ripërsëritur, na obligon që dy vendet tona, dy politikat e diplomacitë e vendeve tona t’i  koordinojnë punët për ta kundërshtuar këtë raport që është vlerësuar edhe si një pamflet politik.

\"Ne kemi gatishmërinë që institucionet profesionale ndërkombëtare të bëjnë një hetim të gjithanshëm profesional, për gjitha akuzat që i bëhen luftës së drejtë të popullit të Kosovës për liri e çlirim. Në këtë rast, ne jemi të gatshëm të përballemi me drejtësinë ndërkombëtare\", ka theksuar Krasniqi.
 
Në anën tjetër kryeministri Berisha ka thënë se përgjigja më e mirë ndaj këtij raporti fund e krye racist e shpifës është kërkesa për hetim të plotë për të gjitha problemet që shtrohen në këtë raport nga EULEX-i dhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

\"Theksoj edhe një herë se qeveria shqiptare i ka bërë ftesë zyrtare EULEX-it dhe Gjykatës Ndërkombëtare që të rinisin hetimet e këtyre pretendimeve të senatorit Marty, i cili nuk sjell asgjë të re, veçse rreshton akuza të hedhura poshtë në mënyrë të përsëritur nga hetime të mëparshme, por, pasi tani që vijnë në një institucion, e bën të domosdoshëm edhe një herë, mendoj  unë, një hetim të plotë\", ka thënë Berisha.

Qeveria shqiptare sipas tij do të krijojë të gjitha lehtësirat e nevojshme për hetimin e problematikave që ai ngre.  

Berisha ka theksuar me tutje se akuzat, Marty i ka mbledhur nga analet e Beogradit, nga lobet ruse e të tjerë me radhë, por Dick Marty dëshmohet e del lakuriq para botës me racizmin e tij në përshkrimin që i bën shoqërisë shqiptare.

\"Ai i ka lejuar vetes të përdorë shabllone të doktrinës raciste serbe ndaj shqiptarëve dhe t’i transkriptojë ato në një raport për Këshillin e Evropës. Shoqëria shqiptare nuk është ajo që përshkruan as Dick Marty, as Çubrilloviçi në shkrimin e tij. Po ta vini re, Dick Marty shkulës të veshkave ka zgjedhur shqiptarët dhe marrës të veshkave ka zgjedhur hebrenjtë. Nuk mund të ishte ndonjë rus apo ndonjë tjetër për të marrë veshka të trafikuara, por duhet të ishte hebre, për të dalë akoma më lakuriq në racizmin  tij\", është shprehur Berisha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)