11 Janar 2025

Berisha përkrah normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi

Tiranë, 12 nëntor - Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shqipëri, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Kryeministri Berisha ka shprehur gëzimin e tij për progresin që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat.

“Ju përgëzoj zoti ministër, jam gëzuar shumë për njohjen e fundit që erdhi nga Timori Lindor. Ky shtet, njëjtë si Kosova, ka sakrifikuar shumë për pavarësi”, tha Berisha, duke shprehur mbështetjen e plotë dhe të fuqishme të Shqipërisë për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën.

Kryeministri i Shqipërisë po ashtu shprehu mbështetje për angazhimin dhe punën e fuqishme të institucioneve të Kosovës në rrugën evropiane.

Berisha ka shprehur përkrahjen e Shqipërisë edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke thënë se shtetet fqinje duhet t’i zgjidhin çështjet e hapura, bilateralisht.

Ai po ashtu vlerësoi marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, duke theksuar se kjo marrëveshje duhet të implemetohet sa më shpejt.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka informuar kryeministrin Berisha për progresin e vazhdueshëm në Kosovë, për njohjet e fundit si dhe për perspektiven integruese evropiane të Kosovës.

“Kam falënderuar kryeministrin Berisha për mbështetjen në procesin e njohjeve, në anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajone, evropiane dhe ndërkombëtare si dhe kemi biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)