Berisha: Në Samitin e Lisbonës janë bërë vlerësime për Kosovën
Tiranë, 21 nëntor - Kryeministri Sali Berisha, i cili mbrëmë u kthye nga Lisbona, ku mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të NAT0-s, bëri të ditur se në dy dokumentet themelore të Samitit janë bërë vlerësime për Kosovën, duke e cilësuar këtë ''''të një rëndësie të jashtëzakonshme për shqiptarët.
Aleanca shprehu vendosmërinë e vet për të qenë në Kosovë si shtyllë kryesore e paqes dhe stabilitetit, por shprehu dhe vlerësimin më të lartë për forcat e sigurisë e të rendit të Kosovës, konsolidimin e tyre, kontributin e tyre në Kosovë. Aleanca konfirmoi edhe një herë pozitën e saj të dyerve të hapura, theksoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri shqiptar ka theksuar se Ballkani Perëndimor është unfinished business për Aleancën për integrimin e vendeve të tjera si anëtare në këtë Aleancë dhe domosdoshmërinë e qëndrimit të KFOR it, si shtyllë kryesore paqeje dhe stabiliteti.
Për inkurajimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, për të cilin, në emër të qeverisë shqiptare, u zotova se do të japim të gjithë kontributin tonë, në mënyrë që serbët dhe shqiptarët të shkruajnë një kapitull të ri në marrëdhëniet dhe në përpjekjen e tyre të përbashkët për një të ardhme europiane, theksoi Berisha pas kthimit nga samiti i Losbonës.