Berisha: Në OKB do të kemi dy shtete shqiptare

Tiranë, 22 gusht - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA thotë se po lobon për njohjen e shtetit të Kosovës, e cila do t\'i mundësonte anëtarësimin në OKB dhe organizata tjera relevante ndërkombëtare.
Sot Kosova është një vend që ëndrrën e saj e ka bërë realitet dhe kjo është një nga ëndrrat e gjithë kombit shqiptarë që sot e shohim Kosovën të lirë dhe të pavarur. Dhe duhet vlerësuar fakti që vizioni i Kosovës për të ardhmen është një mundësi shumë e madhe, deklaroi Berisha.
Ai ka theksuar se, në margjinat e sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka lobuar për njohjen e Kosovës.
Ne kemi shfrytëzuar takimet tona që të lobojmë edhe për Kosovën, njohjen e saj nga shtete që nuk e kanë njohur ose hezitojnë ta njohin atë, shtoi ai.
Kryeministri Berisha ka folur edhe për takimin e përzemërt me presidentin Obama, ish-presidentin Klinton, zhvillim e hovshëm ekonomik të Shqipërisë, për diasporën shqiptare etj.