Berisha: Mjaft më me shqiptarofobinë
Prizren, 17 maj - Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, teksa foli në Prizren në inagurimin e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, ka porositur fqinjët në rajonin e Ballkanit që të çlirohen nga shqiptarofobia.
Ai në mënyrë indirekte ka sulmuar sulmet ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës duke i cilësuar si gjeste primitive dhe se shqiptarët janë një komb që di ta ruajë dhe ta mbrojë miqësinë mes fqinjëve.
\"Nga Prizrenit duhet ti themi fëqinjëve tanë të çlirohen nga shqiptarofobia. Shqiptarët janë një komb që dijnë të ruajnë dhe mbajnë miqësi, por gaboni rëndë nëse vazhdoni të shfaqni shqiptarofobinë me skenat si ato të Preshevës, të cilat faktojnë se jeni akoma në nivelin e stadeve primitive\", theksoi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Sipas tij, shqiptarët e kanë të ardhmen e tyre të përbashkët në Bashkimin Europian dhe se do të dinë të kontriubojnë në ruajtjen e stabilitetit në rajon.