Berisha: Marrëveshja Kosovë-Serbi arritje e madhe
Tiranë, 19 prill - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë marrëveshjen për normalizimin e raporteve mes tyre.
Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë është një arritje e madhe jo vetëm për këto dy vende fqinj, por edhe për të gjithë rajonin.
Ajo i hap rrugën proceseve të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe shpejton integrimin evropian të tyre, thuhet në komunikatë.