27 Dhjetor 2024

Berisha: Fantazma e Serbisë së madhe rrezik për paqen në rajon

Tiranë, 28 korrik - Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha në një deklaratë për media ka dënuar sulmet e ndodhura në Veri të Kosovës.

Këto akte, kryeministri shqiptar i cilësoi provokime të rrezikshme të bandave të serbomëdhenjve, të financuara nga qarqe ultranacionaliste të Beogradit.

“Qeveria bën thirrje për uljen e tensionit dhe krijimin e kushteve për suksesin e dialogut dhe negociatave, në kuadër të procesit të Brukselit”, u shpreh Berisha.

Kryeministri deklaroi se qeveria shqiptare dënon aktet kriminale të falangrave të serbomëdhenjve, vrasjen e oficerit të FSK-së, djegien e ndërtesave, doganave dhe sulmin e djeshëm të armatosur ndaj KFOR-it.

“Qeveria shqiptare deklaron se flakët e zjarrit dhe tymi në ndërtesat e kufirit të Kosovës, vrasja e oficerit të FSK-së, sulmi i armatosur nga njësitë e KFOR-it, dëshmoi se fantazma e Serbisë së madhe paraqet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon”, u shpreh gjithashtu kryeministri Berisha.Po ashtu, kreu i qeverisë shprehu mbështetje për vendimin e qeverisë së Kosovës, për ndalimin e mallrave serbe në Kosovë si vendim i imponuar nga embargoja serbe për mallrat kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)