23 Dhjetor 2024

Berisha, akuzat e Martyt, shpifje dhe trillime

Tiranë, 6 janar - Kryeministri Berisha priti në një takim ish kryeministrin dhe kryetarin e partisë Social Demokrate ne Kosove Agim Ceku, në të cilin Ceku e njohu me zhvillimet në Kosovë, duke u ndalur kryesisht tek zgjedhjet parlamentare, por edhe tek raporti i Dick Marty.

Kryeministri Berisha theksoi se, Lufta Çlirimtare e popullit të Kosovës është një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit shqiptar, por edhe të Ballkanit, pasi i dha fund kolonisë së fundit në Europë.

Kryeministri Berisha theksoi se pavarësisht se raporti i Dick Marty, pa asnjë fakt dhe provë, ripërsërit akuza, shpifje dhe trillime të gatuara në Beograd nga Milloshevici dhe ultra-nacionalistë të tjerë serbë, Shqipëria mirëpret dhe është tërësisht e hapur për çdo hetimi nga institucione të njohura ndërkombëtar, për çdo problem që lidhet me krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Në këtë kontekst, autoritetet shqiptare kanë ftuar zyrtarisht Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte dhe EULEX që të rimarë përsëri çdo hetim për të zbardhur çdo të vërtetë që ka të bëjë me krimet e luftës apo me krimet kundër njerëzimit, nga kushdo që t`i ketë kryer ato.

Autoritetet shqiptare do t`u garantojnë EULEX dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm për të përmbushur me sukses çdo hetim.

Ndërsa histeria antishqiptare, e udhëhequr dhe frymëzuar nga Dick Marty, eksponentë të tjerë të racizmit antishqiptar dhe avoketërve të krimeve të Sllobodan Milloshevicit ndaj shqiptarëve në Kosovë, është thjesht një zgjim i demonëve të urrejtjes antishqiptare, e cila është tërësisht pa të ardhme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)