Beogradi të shmangë ngritjen e tensioneve në veri të Kosovës
Beograd, 2 mars - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Michael Davenport ka vlerësuar mbrëmë se shpallja e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës nuk do t''i kontribuonte shmangies së tensioneve në atë zonë.
”Është me rëndësi që qeveria e Beogradi të shmangë ngritjen e tensioneve në veri të Kosovës. Duhet peshuar nëse shpallja e zgjedhjeve lokale do t''i kontribuonte këtij qëllimi. Unë mendoj se jo”, ka thënë Devenport për RTV e Vojvodinës.
Ai ka rikujtuar se UNMIK-u qartë ka shprehur qëndrimin se mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës ”nuk nuk është në përputhje me ligjet ndërkombëtare” dhe ka shtuar se ”është me rëndësi që ta kuptojmë këtë”.
Devenport ka vlerësuar se marrja e statusit të kandidatit do të thotë ”një fillim i ri për Serbinë”, duke vlerësuar se kjo do të forcojë mirëbesimin mes Serbisë dhe BE-së