07 Janar 2025

Beogradi: Referendumi i kontribuon ndarjes së serbëve

Beograd, 10 janar - Qeveria e Serbisë ka ritheksuar se referendumi i paralajmëruar në veri të Kosovës është “i pakuptimtë dhe i rrezikshëm”, ndërsa ka thënë se organizohet nën komandën e disa partive në Beograd.

“Vetë ideja është e diskutueshme. Nëse bëni një pyetje, përgjigjen e së cilës e dinë të gjithë, atëherë me siguri se ekziston një motiv tjetër apo një qëllim tjetër”, ka thënë Milivoje Mihajlovic, drejtor i Zyrës për bashkëpunim me mediat në Qeverinë e Serbisë.

Sipas tij, referendumi i kontribuon edhe ndarjes së serbëve në veri dhe në jug të lumit Ibër, çfarë “është një gjë e keqe për mbijetesën e tyre në Kosovë”, transmeton Rel.

“Në përgjithësi, referendumi nuk do t’i kontribuojë zgjidhjes së problemeve në Kosovë. Nuk mund ta komplikojë shumë situatën, por as nuk mund ta ndihmojë”, ka thënë Mihajlovic për mediat serbe.

Referendumi i ashtuquajtur i veriut është paralajmëruar të mbahet më 14 dhe 15 shkurt në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.

Me këtë referendum synohet të qartësohet vullneti i serbëve për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)