12 Janar 2025

Beogradi nuk pret nga Brukseli ta “frenojë” Kosovën

Beograd, 7 tetor - Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Velko Odalloviq i deklaroi RTS-së se nga mbledhja në Bruksel e dy kryeministrave të Kosovës e Serbisë me prani të Baroneshës Ashton më së paku pret “frenimin” e Kosovës, megjithatë tha se pret lejimin e zyrtarëve serbë që të mbështesin serbët në zgjedhjet lokale atje.

Velko Odalloviq, që është edhe pjesë e ekipit negociator serb, po ashtu deklaroi se “më së paku pres që të zgjidhet një çështje deri tash e pazgjidhur, çështja e anëtarit serb në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, por pret “bashkëpunimin edhe të serbëve që marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë e nuk janë pjesë e listës unike serbe që mbështetet nga Beogradi.

Merret vesh se me kryeministrin serb Daçiq në Bruksel udhëton edhe ministri i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)