14 Maj 2024

Beogradi mund të bojkotojë bisedimet

Bruksel, 28 shtator - Moszgjidhja e çështjeve të pikave kufitare në veri të vendit si edhe trazirat e fundit, mesa duket do të sjellin bojkotimin e bisedimeve nga ana e Beogradit.

Mediat serbe shprehen se Beogradi është i vendosur, se nuk do të futet në bisedime derisa të zgjidhet çështja e pikave kufitare në veri të vendit, si edhe trazirat e fundit, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Beogradi.

Ndërkohë edhe kryengociatorja kosovare, Edita Tahiri ka thënë se "e ka këtë ndjenjë që Beogradi po bojkoton me qëllim".

Sipas saj, BE-ja e ka një plan për ta thënë edhe publikisht kush është përgjegjësi për dështimin e bisedimeve.

Ndërkohë situata në veri në orët e vona të mbrëmjes është e qetë, ku nuk është shënuar ndonjë incident.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)