22 Dhjetor 2024

Beogradi lobon të Obama për ndarjen e Kosovës

Prishtinë, 29 maj - Përfaqësuesja e serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç, në një intervistë për revistën “Press”, duke u thirrur në burime ndërkombëtare, ka deklaruar se Beogradi zyrtar po lobon në mënyrë të përshpejtuar në qarqet ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.

Trajkoviç ka thënë se ky lobim, kryesisht është fokusuar drejt SHBA-ve sepse realiteti i jetës së serbëve në Kosovë, sipas saj, tregon se Beogradi zyrtar është duke ndjekur dy politika, një për veriun e Kosovës dhe një tjetër për jugun e saj.

"Lobimi po zhvillohet drejt kabinetit të presidentit amerikan dhe sipas njohurive të mia, këtë projekt Serbia është duke u përpjekur që ta jetësojë nëpërmjet kabinetit të presidentit amerikan, Barack Obama”, ka thënë Trajkoviç.

E pyetur se kush nga Beogradi është duke lobuar për ndarjen e Kosovës, Trajkoviç nuk ka dëshiruar të përgjigjet, mirëpo ajo ka thënë se Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga një politikë e tillë.

Madje, ajo ka kujtuar një rast kur disa vite më parë ka qenë pë vizitë në SHBA, dhe në kabinetin e nënpresidentit të atëhershëm amerikan, Dick Cheney, kishte dëgjuar se Kostunica, i cili ishte pritur një ditë më herët nga Cheney, i kishte ofruar atij “njohjen e territorit poshtë Ibrit, për territorin mbi Ibër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)