10 Janar 2025

Beogradi e do Kosovën kudo me fusnotë

Beograd, 31 gusht - Në platformën që autoritetet e Beogradit po e përgatisin për Kosovën do të ofrohet një “zgjidhje kompromisi” për përfaqësimin rajonal. Beogradi insiston që në të gjitha dokumentet Kosova të përmendet me tërë fusnotën.

Siç mëson gazeta “Novosti”, Serbia është e gatshme që të mos braktisë takimet nëse në tabelën para përfaqësuesit të Kosovës nuk shkruhet edhe tërë teksti i fusnotës – “pa prejudikimin e vendimit për statusit, në bazë të rezolutës 1244 dhe opinionit të GJND”. 

Sipas gazetës, Beogradi edhe më tutje do të insistojë që përfaqësuesit serbë në hapje të takimeve të lexojnë tërë tekstin e fusnotës, si dhe që në të gjitha dikumentet Kosova të përmendet me asteriksin (yllin) e detyruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)