Beogradi drejt zbutjes së rezolutes për Kosovën
Beograd, 7 shtator - Serbia duket se ka filluar të dorëzohet përballë presionit në rritje të Bashkimit Europian lidhur me rezolutën për Kosovën.
Kjo pretendohet nga shtypi serb, që i referohet burimeve diplomatike. Gjithashtu, njoftohet se marrëveshja re do të formalizohet në takimin e sotëm mes presidentit serb, Tadiç e kryediplomates europiane, Ashton.
Sipas gazetave Blic, Politika dhe Danas, në dokument nuk do të figurojë pjesa që flet për shkëputjen e veriut të Kosovës dhe as ajo mbi dialogun rreth të gjitha çështjeve.