Beogradi bën planin për nëntë komunat serbe në Kosovë
Beograd, 22 shkurt - "Novosti" i sotëm i Beogradit shkruan se kreu shtetëror serb gjatë javës së ardhshme do të hartojë planin detaj për strukturën dhe kompetencat konkrete për nëntë komunat serbe në Kosovë, të cilat janë kurrizi i bashkësisë së ardhshme serbe dhe këtë plan të përpunuar, dhe Ivica Daçiç do ta paraqesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve në Bruksel.
Sipas kësaj gazete, Serbia nuk do të pranojë shuarjen e institucioneve ekzistuese derisa të mos krijohen të rejat nën përkujdesjen e bashkësisë serbe të cilën e parasheh platforma serbe.
Kryeministri Daçiç për "Novosti" ka thënë se serbët duhet të kenë një lloj pushteti në Kosovë, i cili do të zgjidhte përfaqësuesit e vet dhe do të mbronte interesat e bashkëqytetarëve tanë.
"Duhet të ekzistojë pakoja, e cila do të përfshinte ekzistimin e bashkësisë së komunave serbe me kompetenca, mënyrën e zgjedhjes që do të mundësonte vetadministrimin serb në Kosovë. Vetëm pas kësaj mund të bisedohet që se institucionet e Serbisë të transformohen në institucione të bashkësisë, në të cilën duhet të hyjnë të gjitha komuna, në të cilat serbët janë shumicë e jo vetëm ato nga veriu", ka thënë Daçiç.
Lidhur me oficerët ndërlidhës, të cilët duhet të fillojë punën më 1 mars, Daçiç ka thënë: "Prishtina kërkon që oficerët të kenë imunitet diplomatik, gjë që është e pamundur, porse një lloj mbrojtje për ta duhet të ekzistojë.