Beogradi, 5 ditë afat për Kosovën
Beograd, 4 prill - Beogradit i kanë mbetur 5 ditë, që të vendosë, nëse do ta pranojë ofertën e Brukselit për Kosovën.
Edhe kryeministri serb, edhe zëvendësi i tij thonë se, 9 prilli është afati i dërgimit të përgjigjes në Bruksel.
Në këtë moment, nuk mund tiu them, se cila do të jetë përgjigja jonë, sepse krerët shtetërorë do të konsultohen sërish për këtë, ka thënë kryeministri serb, Ivica Daçiç.
Ndërsa zv/kryeministri i parë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se, Serbia në 3-4 ditët e ardhshme duhet të vendosë ndërmjet dy zgjidhjeve katastrofale; të pranojë apo të refuzojë zgjidhjen shumë të keqe për Kosovën.