22 Dhjetor 2024

Beograd: 30 ditë paraburgim për rastin e Qyshkut

Beograd, 14 mars -  Gjyqi për krimet e luftës në Beograd u ka përcaktuar nga 30 ditë paraburgim të dyshuarve për krime lufte në fshatin Qyshk në vitin 1999.

Gjykatësi hetues ka dëgjuar të dyshuarit dhe ka nisur hetimin kundër tyre me dyshimin se kanë bërë krim lufte kundër popullatës civile, ka deklaruar zëdhënësja e kësaj gjykate Dushica Ristiç.

Ajo ka thënë se paraburgimi është caktuar për shkak të rrezikut të ikjes ose presionit te dëshmitarët.

Prokuroria për krime lufte e Serbisë dje ka kumtuar se kishte paraqitur kërkesën për fillimin e hetimeve kundër 26 pjesëtarëve të formacionit paramilitar “Shakali”, të Mbrojtjes territoriale dhe përbërjes rezervë të policisë për shkak të krimit në fshatin Qyshk.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)