28 Dhjetor 2024

Belgjikë, arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë

Bruksel, 16 korrik - Në Belgjikë, partitë që flasin gjuhën flamande dhe atë franceze, thonë se kanë arritur marrëveshje lidhur me çështje të rëndësishme, drejt formimit të një qeverie të re 15 muaj pas zgjedhjeve në atë vend.

Tetë partitë thanë sot se kanë arritur marrëveshje për ta ndarë një distrikt elektoral në rajonin dy-gjuhësh të Brukselit.

Partitë bënë një deklaratë të përbashkët, ku thuhej se bisedimet për politikat ekonomike dhe ato sociale do të rifillojnë po sot.

Belgjika nuk ka patur qeveri që nga 10 qershori i vitit të kaluar, për arsye se udhëheqësit e komuniteteve tepër të ndara që flasin frengjisht dhe gjuhën flamande nuk arritën të formonin një qeveri koalicioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)