Belgjika ul nivelin e alarmit të sigurisë në 3
Paraditen e 22 marsit Beligjika u përball me sulme e shpërthime të njëpasnjëshme në aeroportin Zaventem dhe në stacionin e metrosë në afërsi të selisë së BE-së.
Sipas policisë belge, incidenti shkaktoi vdekjen e 31 vetave dhe plagosjen e 300 të tjerëve.
Deri tani, autoritetet kanë identifikuar 3 persona, ndërkohë që është në kërkim të të tjerëve që dyshohen si terroristë.
Ministri francez i Punëve të Brendshme Bernard Cazeneuve tha për mediet se më 24 mars policia nisi aksionin pilot për arrestimin e një shtetasi francez, duke frenuar orvatjet për një sulm të mundshëm terrorist në Francë.
Ai shtoi se ende nuk ka prova që tregojnë se kjo orvatje lidhet me sulmet e nëntorit të vitit të kaluar në Paris apo sulmet e para pak ditëve në Belgjikë.