Belgjika thyen rekordin në botë me krizen qeveritare
Bruksel, 17 shkurt - Belgjika ka vendosur një rekord botëror sa i përket formimit të qeverisë së re. Kriza e qeverisë ka zgjatur deri tani 249 ditë.
Me këtë, Belgjika ia kaloi edhe Irakut, ku në dhjetor pas 249 ditëve pa qeveri, u arrit një marrëveshje mes kurdëve, shiitëve dhe sunitëve.
Por në Belgjikën e përfshirë kryesisht nga mosmarrëveshjet gjuhësore mes flamandëve dhe valonëve, nuk duket ende një zgjidhje në horizont.
Pas zgjedhjeve të zhvilluara në qershor, të gjitha përpjekjet për një qeveri të re dhe për reformat shtetërore kanë dështuar.
Mbreti Albert II prej muajsh ka emëruar vazhdimisht një ndërmjetësues të ri për të arritur një zgjidhje, por deri tani nuk ka pasur sukses.
Aktualisht po përpiqet ministri i Financave Didier Reynders për një zgjidhje të krizës qeveritare.