Belgjika tashmë një vit pa Qeveri
Bruksel, 14 qershor - Belgjika sot është saktësisht një vit pa Qeveri, pasi që pas zgjedhjeve që u mbajtën më 13 qershor të vitit të kaluar, për shkak të dallimeve mes flamangëve dhe valonëve, Qeveria ende nuk është formuar.
Gjatë vitit të kaluar punët aktuale në Qeveri i ushtron Kabineti në largim i Iv Leternit dhe që paradoksi të jetë edhe më i madh ai ia del në këtë punë shumë mirë: gjendja me financat publike po përmirësohet, vendi nuk është në bllokadë, ndërsa as qytetarët në jetën e përditshme nuk ndjejnë se vendi është pa qeveri. Për këtë kontribuon funksioni normal i autoriteteve rajonale të cilave paraprakish u janë transferuar një numër i madh i autorizimeve.
Njëherësh, sipas anketave, dy të tretat e belgëve besojnë se vendi i tyre është i aftë ta parandalojë shpërbërjen e shtetit.