23 Dhjetor 2024

Belgjika shyrton zvogëlimin e ditëve te punës nga 5 në 4 ditë në javë

Bruksel, 8 tetor - Qeveria federale në Belgjikë do të shqyrtojë një propozim për të zvogëluar ditët e punës nga 5 në 4 ditë në javë.

Propozimi i paraqitur nga politikanë dhe parlamentarë të orientimit liberal, parashikon që numri javor i orëve të mos ndryshojë, por të ulet vetëm numri i ditëve të punës.

Propozimi kërkon që orët javore të punës, të cilat janë 38 ose 40 orë në varësi të sektorit, të shpërndahen në 4 ditë. Propozimi i liberalëve mbështetet nga shumë parti politike.

Meyrem Almaci, kryetare e Partisë së Gjelbër në rajonin flaman të Belgjikës, shprehu mbështetje për propozimin.

"Në parim, ne besojmë se ky propozim është i mirë për lirinë e punonjësve, por natyrisht, vendimi duhet t'u lihet punonjësve", tha Almaci.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)