18 Maj 2024

Belgjika me qeveri të re

Bruksel, 6 dhjetor - Pas më shumë se 500 ditësh nga zgjedhjet e fundit parlamentare, në Belgjikë gati që ka përfunduar kriza politike.

Mbreti Albert II, ka prezantuar në Bruksel qeverinë e kryeministrit të ri Elio di Rupo. Koalicioni përbëhet nga socialistët, kristiandemokratët dhe liberalët.

Qeveria e re këtë të martë do të bëjë betimin, ndërsa në fund të javës duhet të marrë dritën jeshile edhe prej parlamentit.

Kriza në Belgjikë ka nisur në vitin 2010, pas mosmarrëveshjeve të flamandëve dhe valonëve për krijimin e kabinetit qeveritar.

Socialisti di Rupo është kryeministri i parë i Belgjikës me prejardhje nga zona frankofone, në 30 vitet e fundit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)