25 Dhjetor 2024

Belgjika kërkoi verifikimin nëse azilkërkuesit janë nga Kosova

Prishtinë, 29 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti  sekretarin e shtetit për buxhet, politika familjare, migrim dhe azil në  Belgjikë, Melchior Wathelet.

Ministri i punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi pas takimit theksoi se tema e bisedimeve ka qenë numri i madh i azilkërkuesve gjatë viteve 2009-2010 dhe më herët që është i lartë duke marrë sipas kokës së banorëve.

Ministri Rexhepi theksoi se është biseduar për mënyrat e bashkëpunimit dhe mundësitë e verifikimit nëse të gjithë azilkërkuesit janë nga Kosova duke shtuar se ekziston bindja që një numër i tyre nuk janë kosovar.

Në këtë takim u tha se po ashtu do të ketë bashkëpunim shumë të ngushtë edhe në procesin e kthimit dhe akomodimit të personave të riatdhesuar.

Nga arritjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë procesit janë ndarë të kënaqur, sidomos në çështjet e parandalimit të migracionit ilegal, azilit dhe procesit të liberalizimit.

Ministri i Punëve të Brendshme gjithashtu paralajmëroj edhe nënshkrimin e marrëveshjes për ripranim më shtetet e Beneluksit gjatë muajit maj.

Në këtë takim u diskutua edhe për çështjen e kërkimit të azilit nga qytetarët e Kosovës duke theksuar se tanimë nuk mund të kërkohet azil ekonomik në këto vende.

Me këtë rast ministri Rexhepi ka apeluar te qytetarët që të mos bien viktimë e agjencive të ndryshme duke premtuar se MPB-ja do t’i hulumtoj këto raste dhe nëse ka arsye, edhe t’i ndiqen penalisht.

Sekretari i shtetit për buxhet, politika familjare, migrim dhe azil në  Belgjikë, z. Melchior Wathelet, vërtetoi se Belgjika ka një numër të madh të azilkërkuesve, ku së paku një pjesë e tyre vijnë nga Kosova.

Sekretari i shtetit të Belgjikës Wathelet, vlerësoi se janë  të brengosur me numrin e madh të azilkërkuesve nga Kosova. Ai tha se nuk ka arsye të kërkimit të azilit ekonomik në Belgjikë nga Kosovarët.  Azilkërkuesit  nuk do të pranohen më si refugjatë dhe do të kthehen në Kosovë. Njerëzit e meritojnë të dinë të vërtetën dhe të mos abuzohen nga njerëzit e caktuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)