Belgjika dhe Holanda do të dërgojnë armë të rënda në Ukrainë
Bruksel, 20 prill - Belgjika dhe Holanda kanë planifikuar të dërgojnë armë të tjera të rënda në Ukrainë, duke pasur parasysh ofensivën ruse në Donbass, njoftuan sot kryeministri holandez Mark Rutte dhe ai belg Alexander De Croo gjatë një konference të përbashkët për shtyp.
De Croo e quajti dhunën në Donbass veprimin më të keq absolut për Evropën, duke shtuar se sanksionet ndaj Rusisë mund të forcohen më tej dhe gjithashtu të kenë një efekt më të madh.
Të dy kryeministrat ishin në mëdyshje në lidhje me çështjen e pranimit të Ukrainës në BE në një kohë të afërt, duke thënë se rindërtimi duhet të jetë parësor dhe se BE-ja duhet të ofrojë një ndihmë gjithëpërfshirëse.