23 Dhjetor 2024

Bekim Çollaku udhëheqës i delegacionit të Kosovës për bisedime

Prishtinë, 30 nëntor - Bekim Çollaku, këshilltar i kryeministrit Hashm Thaçi do të jetë udhëheqës i delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Beogradin, njoftoi gazeta beogradase ”Blic.

Te pala serbe udhëheqës i ekipit do të jetë njeriu i besuar i Boris Tadiçit, Borko Stefanoviç. Bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit nuk pritet të nisin para marsit të vitit të ardhshëm.

Ndersa Bekim Çollaku, këshilltar i lartë i kryeministrit Thaçi, ka reaguar ndaj shkrimeve në mediat serbe për kinse emërimin e tij në postin e shefit të delegacionit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë.

Ai ka theksuar për mediat në Kosovë se , gjithë informacionet tjera jozyrtare , janë vetëm spekulime të mediave serbe. Çollaku thotë se gjithçka rreth prijësve të delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë do të sqarohet me kohë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)