24 Dhjetor 2024

BE vlerësime pozitive për dialogun Prishtinë-Beograd

Bruksel, 10 mars - Bashkimi Evropian vlerësoi se takimi i parë i ekipeve negociuese nga Beogradi dhe Prishtina është mbajtur në një "atmosferë konstruktive dhe të përzemërt" dhe që të dyja palët, gjatë dy ditëve të bisedimeve, kanë treguar një gatishmëri për dialog.

“Takimi është mbajtur në një atmosferë konstruktive dhe të përzemërt dhe ka qenë informative dhe produktiv. Të dyja palët kanë përsëritur përkushtimin e tyre për dialog dhe gatishmëri për vazhdimin e procesit. Ndërmjetësi ynë ka theksuar qëllimet e këtij dialogu për tu shmangur barrierat që kanë pasur ndikim negative në jetën e përditshme të njerëzve, qëllimi për përparimin në rrugën drejt BE-së”, thuhet në komunikatën e BE-së.

BE-ja ka thënë se ky takim i parë midis dy delegacioneve "do të ofrojë një mundësi për të diskutuar mbi disponueshmërinë e informacionit nga regjistrat e kadastrës dhe çështjet që lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme të njerëzve" dhe shtoi se "të dyja palët ranë dakord që ky informacion duhet të sigurohet për të garantuar sigurinë ligjore të qytetarëve. "

Siç thuhet në deklaratë, të dy palët diskutuan për tregtinë rajonale, lëvizjen e lirë të mallrave, e cila është "një çështje e një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik e tregjeve të vogla individuale që përbëjnë rajonin e Evropës Juglindore."

"Marrëveshja e CEFTA-s, është baza e krijimit të një tregu të hapur rajonal, një çelës për zhvillimin ekonomik në rajon. Të dy palët vlerësuan pozitivisht pjesëmarrjen e tyre në CEFTA-s dhe konfirmuan se do të vazhdojnë të marrin pjesë gjatë presidencës së (Kosovës) në 2011, e udhëhequr nga BE”, thuhet në deklaratë.

Gjatë takimit u diskutua edhe transporti ajror dhe telekomunikacioni, për rritjen e efikasitetit ekonomik dhe të praktikave mjedisore. "Është rënë dakord që së shpejti të mbahet edhe takimi i dytë,", theksohet në deklaratën e BE-së.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)