11 Janar 2025

BE: Vizat dhe dialogu janë dy çështje të ndara

Bruksel, 27 janar - Me gjithë paralajmërimet dhe spekulimet në Kosovë se kryeministri Isa Mustafa nuk do të paraqitet në Bruksel në takim me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’u solidarizuar kështu me qytetarët e Kosovës, të cilët janë të izoluar, meqë nuk ka liberalizim vizash, takimi i planifikuar i kryeministrave në Bruksel do të zhvillohet të mërkurën, dhe në të do të marrë pjesë edhe Mustafa.

Këtë e ka konfirmuar të martën në Bruksel Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, shkruan sot Koha Ditore.

Kocijançiq ka thënë se edhe në këtë takim pritet të diskutohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash dhe rruga përpara në dialog.

 

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)