BE: Vendet e Ballkanit të arrestojnë zyrtarët e korruptuar
Bruksel, 11 janar - Brukseli po ushtron presion ndaj vendeve të Ballkanit perëndimor për të arrestuar dhe vënë para drejtësisë zyrtarët e akuzuar për korrupsion.
Lajmi bëhet I ditur nga agjencia e njohur "Associated Press" në një shkrim të botuar në disa nga mediat më të njohura në botë.
Agjencia flet për presion të rritur të Brukselit pas dështimit me Rumaninë e Bullgarinë dhe jep shembujt e arrestimeve në Kroaci e largimin e kryeministrit malazez.
AP thotë se në zyrat e Sanader në Kroaci shkonin thasë me para. Sipas saj, analistët në rajon janë të bindur që do ketë arrestime të niveleve të larta edhe në shtete të tjera.