13 Janar 2025

BE vazhdoi sanksionet kundër Bjellorusisë

Bruksel, 30 tetor - Bashkimi Evropian (BE) ka vazhduar afatin e zbatimit të sanksioneve edhe për 12 muaj të tjerë kundër Bjellorusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia gjermane e lajmeve e cila njoftoi se vendimi në fjalë i BE është marrë ditën e martë si kundërpërgjigje ndaj vazhdimit të burgut për të burgosurit politikë, shkeljes së të drejtave të njeriut si dhe mos zbatimin e reformave demokratike dhe gjyqësore në Bjellorusi.

Një vendim i tillë është marrë në kushte kur Bjellorusia një muaj më vonë do të marrë pjesë një takimin e krerëve të Bashkimit Evropian në kuadër të gjashtë shteteve ish-anëtare të Bashkimit Sovjetik që kërkojnë forcimin e marrëdhënieve të tyre me Bashkimin Evropian.

Ky i fundit në lidhje me këtë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka theksuar se ka vazhduar afatin për ndalimin e udhëtimit dhe konfiskimin e pronave dhe pasurisë për 232 persona si dhe për 25 kompani të Bjellorusisë deri më datë 31 tetor të vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)