BE u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të rifillojnë Dialogun
Bruksel, 6 prill - Krerët e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Beograd dhe Prishtinë përmes një deklarate të përbashkët kanë mirëpritur emërimin e Mirosav Lajcak si Përfaqësues Special i BE-së dhe njëkohësisht i kanë u bëjnë thirrje palëve që ta rifillojnë Dialogun.
"Ne e mirëpresim emërimin e Miroslav Lajçak, si Përfaqësues i Posaçëm i Përfaqësuesit të Lartë/ Nënkryetarit të Komisionit Evropian Borell për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Emërimi i tij sinjalizon angazhimin e fortë të BE-së në Dialog."
"Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të angazhohen me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së të sapoemëruar dhe të rifillojnë procesin pa vonesë", thuhet në deklaratën e BE-së.