27 Dhjetor 2024

BE: thirrje Serbisë dhe Kosovës të ulin tensionet

Bruksel, 29 korrik - Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës të ulin tensionet, pas një serie incidentesh në kufirin e përbashkët.

Në deklaratën e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton thuhet se të dyja palët duhet të dinë se çfarë është në rrezik për to.

KFOR-i ka vënë nën kontroll pikat doganore në veri të Kosovës, pas incidenteve të së mërkurës kur një grup serbësh dogji pikën doganore në Jarinë.

Ndërkaq, Ashton ka dënuar edhe dje dhunën në veri të Kosovës.

“E dënoj fuqishëm dhunën në veri të Kosovës. Zhvillimet e fundit janë të papranueshme”, thuhet në deklaratën e saj.

Ajo ngarkon me përgjegjësi Beogradin dhe Prishtinën, duke i bërë thirrje për zbutjen e menjëhershëm të tensionit dhe vendosjen e rendin dhe sigurinë për të gjithë.

“Dhuna kurrë nuk do të tolerohet, ndërsa veprimet e njëanshme nuk janë rruga për të ecur përpara”, ka thënë kryediplomatja evropiane në deklaratën e djeshme të saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)