BE të mos i kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor
Bruksel, 6 korrik - Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barozu paralajmëroi se BE-ja nuk duhet ti kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor.
Ai rikujtoi se gjatë vitit 2004 në BE ka pasur 15 shtete anëtare. Aktualisht, 10 vjet më vonë, ato janë dy herë më shumë 28. Do të jetë një gabim i madh, në qoftë se i mbyllim kufijtë tanë për këtë pjesë të botës.
Pashë përparimin në këto vende, përfshi këtu dhe vizitën time të fundit në Shqipëri, dhe jam i bindur se nuk duhet të mbyllemi për këto vende tha Barozu në Strasburg.