BE: Të gjitha palët të përmbahen nga përdorimi i retorikës nxitëse
Bruksel, 20 shkurt - Bashkimi Evropian thotë se dje përsëri është parë obstruksion në punën e Kuvendit, i dëmshëm për jetën institucionale dhe për shtetasit e Kosovës.
Mëtutje në kumtesën e mbrëmshme të BE-së, bëhet thirrje për heqje dorë nga dhuna në çfarëdo forme dhe nga çdokush dhe për kthim të dialogut, i bazuar në parimet e qeverisë demokratike dhe opozitës demokartike, që funksionojnë brenda institucionit demokratik.
Bashkimi Evropian konsideron se të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i retorikës nxitëse, që vetëm e thellon ndarjen dhe dialogun e bënë më të vështirë.
Deklarata e BE-së përfundon me konstatimin se qëllimet politike duhet të arrihen nëpërmjet procesit demokratik, në interes të popullit të Kosovës.