BE: Stop drogës nga Ballkani
Bruksel, 5 qershor - Bashkimi Evropian synon të paralizojë tregtinë ndërkombëtare të drogës, veçanërisht rrugët kryesore të futjes së drogës në Evropë.
Gjermania do të kujdeset kryesisht për të ashtuquajturën Rruga e Ballkanit dhe do të luftojë trafikun e heroinës nga Afganistani.
Franca ka marrë përsipër të angazhohet për kapjen e kokainës në jug, sidomos në Afrikën Perëndimore.
Pakti kundër tregtisë ndërkombëtare të drogës, parashikon krijimin e grupeve të përziera të hetimit me punonjës nga dhjetë shtete bëri të ditur, ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere pas konferencës së ministrave të Brendshëm të BE-së të zhvilluar në Luksemburg.
Politika e BE-së do të fokusohet tashmë tek konfiskimi i aseteve të mafias së drogës, pasi kapja e bosëve të drogës është shpesh shumë e vështirë.