06 Janar 2025

BE sot merr vendimi për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave

Bruksel, 9 dhjetor - Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) pritet që sot në Bruksel të merr vendimin për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Një vendim pozitiv i ministrave të Jashtëm të 27 vendeve të BE-së për hapjen e negociatave për liberalizimin e vizave do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës, që në të të ardhmen të lëvizin pa viza në zonën Schengen.

Sipas zyrtarëve evropianë, nga nisja e dialogut për këtë çështje deri te liberalizimi i plotë i vizave do të duhen 2-3 vjet.
 
Komisioni Europian kishte rekomanduar fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave gjatë muajit tetor.

Kosova aktualisht njihet nga 22 vende anëtare të BE-së, ndërsa Greqia, Qipro, Spanja, Sllovakia dhe Rumania nuk e kanë njohur ende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)