BE shton trysninë mbi Kosovën dhe Serbinë për bisedimet
Të dyja palët pritet që më 20 mars të vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga zonja Ashton, që aktualisht janë përqendruar në mënyrën e administrimit të veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Ndërkaq Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se në takimin e kreut shtetëror serb që d të mbahet sot në Bruksel me zyrtarët e BE-së nuk pret se do të bëhet presion mbi ta.
Ai pret që të qartësohet nëse është e mundur të gjendet një zgjidhje për veriun e Kosovës.
Ai ka thënë se në takimin e parafundit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, kishte refuzuar të nënshkruante një dokument me parimet e përgjithshme për veriun e Kosovës.
Edhe Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, gjatë takimit të së hënës në Bruksel me autoritetet shtetërore të Serbisë, do të bëjë presion shtesë që Beogradi të bëjë kompromis me Prishtinën.
Pres që Catherine Ashton të bëjë presion shtesë në delegacionin tonë, që të bëjë kompromisin, i cili për ne është i papranueshëm, ka thënë Drecun, për mediat serbe.
Ndryshe Serbia do të humbë mundësinë për të filluar bisedimet për integrim në Bashkimin Evropian, nëse në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Kosovën nuk arrihet marrëveshje për veriun.