11 Janar 2025

BE shpreson në arritjen e marrëveshjes Kosovë - Serbi

Bruksel, 17 mars - Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha sot se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por kjo do të varet nga rrugët e zgjidhjes së disa çështjeve të vështira.

Ajo i bëri këto komente në Bruksel duke folur për rrjedhën e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat aktualisht mbizotërohen nga mospajtimet më mënyrën e administrimit të veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Ashton do te takoj kryeministrat e dyja vendeve Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiçin te merkuren më 20 mars për të vazhduar bisimet.

"Mendoj se është e mundur te arrijmë marrëveshje por nëse do ta bëjnë apo jo do të varet prej asaj së a do të gjejm mënyra për t'i tejkaluar disa problem të vështira qe ata kanë", ka theksuar Ashton.

Ajo tha se në Prishtinë dhe Beograd ka biseduar me udhëhqesit në pushtet dhe ata në opozit dhe beson që ka një vullnet të sinqert që kjo të ndodh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)