18 Maj 2024

BE shpreh besim tek ekonomia e Italisë

Romë, 27 nëntor - Kryeministri italian, Mario Monti, takoi komisionerin europian për çështjet ekonomike dhe monetare ndërsa kriza europiane e borxheve vazhdon të shqetësojë ekonominë e tretë të kontinentit.

Komisioneri, Olli Rehn, tha në Romë se ai beson se Italia do t'i tejkalojë sfidat që i ka vënë përpara kriza e borxheve.

"Ky vend (Italia) i ka të gjithë mundësitë për të tejkaluar këto sfida; bazat e ekonomisë janë të shëndosha, ka një sektor privat dinamik dhe një sistem financiar solid."

Normat e interesit për huamarrjen e Italisë gjatë ankandeve të së premtes, ranë përkohësisht në bursat europiane.

Rezultatet e ankandeve tregojnë një tjetër sinjal se qeveria e re italiane po ushtron presion për të bindur investitorët se ajo ka një strategji bindëse për të reduktuar borxhin prej dy trilionë eurosh të vendit.

Komisioneri europian Olli Rehn shtoi se ai e mbështet plotësisht politikat e kryeministrit Monti të cilat kanë për qëllim nxitjen e rritjes ekonomike në Itali.

"Prioritetet e vendosura nga kryeministri italian Monti janë të duhurat dhe unë i mbështes ato plotësisht: për të vendosur stabilitet fiskal, marrjen e masave për rigjallërimin e rritjes ekonomike dhe rritjen e mirëqenies sociale."

Kryeministri italian Mario Monti, do të parashtrojë së shpejti një plan të ri ekonomik për të arritur një buxhet të balancuar nga viti 2013 dhe reforma për të nxitur rritjen ekonomike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)