24 Prill 2025

BE shpërblen Serbinë për “normalizim” të raporteve me Kosovën

Prishtinë, 14 dhjetor - Serbia sot do ta bëjë një kthesë të madhe në procesin negociator të anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke hapur kapitujt e parë në këtë proces për të cilin ka pritur tash e dy vjet, shkruan sot Koha Ditore.

BE-ja ka vlerësuar se Serbia në mënyrë të kënaqshme i ka zbatuar detyrimet nga dialogu me Prishtinën dhe ka merituar që të hapen kapitujt e parë në procesin e negociatave, edhe pse në terren nuk shihen aq shumë “progreset” në normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, sepse në veri të Kosovës ende nuk mund të shkohet me vetura me regjistrime kosovare.

Serbia e ka krahasuar Kosovën me ISIS-in dhe vazhdon t’i mbaj strukturat shtetërore të Serbisë në territorin e Kosovës.

As mosbashkëpunimi i Serbisë me Tribunalin e Hagës në rastin e disa të akuzuarve për mosrespektim të Tribunalit, bashkëpunëtorë të të akuzuarit Vojislav Sheshel, dhe pritja heroike që i është bërë nga disa ministra të dënuarit kriminel të luftës, Lazareviq, nuk kanë ndikuar në pengimin e Serbisë që të bëjë një hap të madh në procesin e anëtarësimit në BE.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)