BE shënon 100-vjetorin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore
Bruksel, 26 qershor - Udhëheqësit e Bashkimit Evropian marrin pjesë sot në një ceremoni solemne për të shënuar 100-vjetorin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.
Ata do të mblidhen në Flanders të Belgjikës, ku pritet të shprehin përkushtimin e tyre për të ndërtuar një union paqësor.
Në krye të agjendës, sipas të gjitha gjasave, do të jetë posti i presidentit të Komisionit Evropian.
Liderët e BE-së kanë mospajtime për atë se kush do të pasojë Jose Manuel Barroson.
Ata pritet të flasin edhe për krizën në Ukrainë.