08 Maj 2024

BE, Serbia do të pësojë si Maqedonia

Beograd, 17 tetor - Serbia do të ketë fatin e njëjtë të Maqedonisë sa i përket caktimit të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Këshillit të Parlamentit të Serbisë për integrimet evropiane, Laslo Varga, i cili theksoi se të njëjtin fat ka tani Maqedonia, e cila prej vitit 2005 ka marrë rekomandimin për fillimin e negociatave me BE-në, mirëpo për shkak të problemeve dhe kontesteve të hapura, asaj nuk i është  caktuar data e fillimit të negociatave.

Ai ka vlerësuar se Beogradi do të duhet të merret me realitetin dhe sidomos me çështjen  Kosovës, përndryshe do të pësojë sikur Maqedonia.

“Serbia mund të pësojë sikur Maqedonia, e cila për shkak të kontestit të emrit nuk ka arritur që të nis negociatat. çështja e Kosovës dhe raporti i Serbisë ndaj saj pamundëson fillimin e negociatave. Politika serbe duhet të kuptojë se për momentin po lufton për një qëllim krejtësisht joreal”, theksoi Varga.

Ai ka theksuar se ndërhyrja e ndërmarrje serbe për shërbime në veriun e Kosovës pa lejen e autoriteteve të Kosovës janë jokompatibile me standardet dhe kërkesat e BE-së.

“Serbia duhet të pranojë kthimin e sundimit të ligjit në veriun e Kosovës dhe në praktikë të bëhet thirrje për zbatimin e ligjeve të dalura nga Parlamenti i Kosovës”, deklaroi Laslo Varga, duke bërë thirrje për respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani në dialogun me Prishtinën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)