BE: Sanksione të reja lidhur me krizën në Ukrainë
Bruksel, 10 korrik - Raportohet se Bashkimi Evropian do ti përfshijë 11 emra të rinjë në listën e personave, të cilëve u ndalohet hyrja dhe u bllokohen pasuritë, lidhur me krizën në Ukrianë.
Burime diploamtike mbrëmë kanë thënë se kjo masë do të implementohet deri në fund të javës.
Emrat e personave të përfshirë në sanksione do të publikohen në gazetën zyrtare të BE-së gjatë ditëve të ardhshme.
Mbrëmë vonë, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një bisede telefonike kanë kërkuar nga presidenti i Ukrainës, Petro Portoshenko, që mbështetet nga perëndimi, të lëvizë kah zgjidhja politike.
Presidenca franceze tha se Poroshenko ka premtuar përmbajtje në operacionin e ushtrisë në pjesën lindore të Ukrainës.
Por, Poroshenko, poashtu, ka theksuar se situata është përkeqësuar nga Rusiaa, meqë kryengritësit vazhdojnë të marrin armatim nëpër kufirin me Rusinë.