BE, sanksione ndaj udhëheqësve separatistë pro rusë
Bruksel, 13 korrik - Bashkimi Evropian thotë se po vendos sanksione mbi 11 drejtues të rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, përfshi udhëheqësin separatist Alexander Borodai.
Rebelët kanë shpallur pavarësinë e rajonit dhe kanë luftuar me trupat qeveritare. Borodai është shtetas rus, që e ka shpallur veten kryeministër të rajonit Donetsk në lindje Ukrainës.
BE-ja ka vendosur sanksione ndaj dhjetra njerëzve dhe bizneseve të përfshira në krizën e tanishme në Ukrainë.
Të premten, organizata Amnesty International tha se ka prova që tregojnë se separatistët pro-rusë kanë kryer tortura çnjerëzore në lindje të Ukrainës.
Raporti i Amnesty Internations tregon gjithashtu prova të një numri të vogël abuzimesh nga forcat ukrainase.