07 Janar 2025

BE rishikon mandatin e EULEX-it

Prishtinë, 17 janar - Shefi i Misionit të EULEX-it, Xavier de Marnhac, përmes një deklarate për media ka bërë të ditur së është në dijeni të debatit aktual  rreth rolit të ardhshëm të EULEX-it në Kosovë.

De Marnhac dëshiron të përsëris faktin që një rishikim strategjik momentalisht është duke u zhvilluar në Bruksel, në lidhje me formën dhe prioritetet e ardhshme të misionit të BE-së për sundim të ligjit, dhe se nuk është marrë asnjë vendim lidhur me riformatimin  e mundshëm të misionit.

"Të gjitha rekomandimet që burojnë nga ky shqyrtim duhet të miratohen nga shtetet anëtare të BE-së. Roli i EULEX-it mund të përshtatet dhe ndryshohet vetëm  me miratimin e tyre. Është shumë herët të thuhet se cilat do të jenë rekomandimet e shqyrtimit", tha Xavier de Marnhac.

Është procedurë e zakonshme e BE-së që rregullisht të shqyrtoj misionet e veta. Rishikimi përfshin kontributet e shumë palëve, përfshirë EULEX-in dhe Qeverinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)