09 Janar 2025

BE publikon dokumentin se si shënohet Kosova në takimet rajonale

Bruksel, 29 shkurt - Pas Marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin e Kosovës, është publikuar edhe dokumenti i parë ku shënohet Kosova sipas mbishkrimit.

Këshilli i Ministrave të BE-së është institucioni i parë që ka përdorur mbishkrimin për Kosovën, referencë me të cilën kanë rënë dakort Prishtina dhe Beogradi.

Emërtimi i Kosovës me mbishkrim i është referuar një dokumenti të ditës së martë ku i konfirmohet vendit studimi i fizibilitetit dhe hapja rrugën për MSA-në.

Në mes të tjerash në këtë dokument, brenda tekstit thuhet që Këshilli nuk paragjykon statusin e ardhshëm të Kosovës, ndërsa Këshilli dhe Komisioni shprehin zotimin për fillimin e studimit të fizibilitetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)