BE probleme për zgjedhjen e përfaqësuesit të saj në Kosovë
Bruksel, 3 maj - Bashkimi Evropian po hasë në vështirësi lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesit të saj në Kosovë, pas skadimit të mandatit të diplomatit Pieter Feith.
Lajmi bëhet i ditur nga portali oa24.at, ku theksohet se janë bërë vonesat e tepërta, pasi që zgjedhja e pasardhësit të Feith duhej të bëhej që më 28 prill, sipas rregullores së paraparë të BE-së.
Arsyeja e shtyerjes së zgjedhjes siç bëhet e ditur është bërë ngase Anglia ka kërkuar që para shqyrtimit të kësaj çështje, Kosova duhet të jetë e njohur sa më shpejt nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe ato që dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së.
Arsyeja e dytë është se BE dëshiron që të përcaktojë qartë kornizat e veprimit të emisarit në Kosovë në një plan sa më afatgjatë.
Deri tani si kandidate për këtë detyrë është kandiduar evrodeputetja austriake Ulrike Lunacek.